Shqipëria zë vendin e 8-të në Eurovision

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total.

Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut

Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare.

Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve.

Dyshja përfaqësuese e Shqipërisë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.