Shqipëria sfidohet sot nga Gjeorgjia në ndeshjen që Edy Reja do të synojë taktika të reja

Shqipëria zhvillon sot (e martë) miqësoren e dytë dhe do të përballet me Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë janë nikoqir të gjeorgjianëve për sfidën që luhet në ora 17:00 në stadiumin “Air Albania”.

Tanët dhuruan paraqitje impresionuese ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar në Barcelonë, duke pësuar humbje 2-1, nga golat që mund të evitoheshin lehtë.

Në atë përballje, Shqipëria dhe Edy Reja arritën të kuptojnë se edhe përballën një kampioni botëror e evropian, mund të marrin një fitore të merituar dhe duke treguar futboll cilësore.

Në anën tjetër, për ndeshjen me Gjeorgjinë, Shqipëria do të testojë disa prurje të reja, me strategu italian që do të kërkojë më shumë opsione për ndeshje në Ligën e Kombeve.

Ky test do të jetë një i mirë për kuqezinjtë, që do të kërkojnë të zhvillojnë më shumë lojën mes tyre dhe natyrisht të njihen edhe me cilësitë e prurjeve të reja.