Shporta minimale sindikale për janarin 35.811 denarë

Shkup, 14 shkurt – Shporta minimale sindikale për janarin sivjet kushton 35.811 denarë dhe është rritur për 770 denarë në krahasim me dhjetorin e vitit 2021, informon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Në Shportën sindikale pjesëmarrje më të madhe prej 15.317.93 denarë ose 42,77 për qind kanë ushqimi dhe pijet, me 11.447,24 denarë, gjegjësisht 31.97 për qind merr pjesë banimi, higjiena është e përfaqësuar me 6.74 për qind ose 2.415,09 denarë, transporti me 2.652.27 denarë, gjegjësisht 7.41 denarë, veshje dhe këpucë me 2.165,27 denarë ose 6.05 për qind, kulturë 1.067,86 ose 2.98 për qind dhe mirëmbajtje dhe shëndet me 745,34 denarë, më saktë 2.08 për qind.

Këto numra sipas LSM-së tregojnë se është e arsyeshme kërkesa e tyre për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe gradualisht të të gjitha pagave tjera.

“Rritja më e madhe të indekseve të kostos së jetesës e kanë shënuar ngrohja qendrore për amvisëri me 14 për qind, energjia elektrike për ekonomitë familjare me 9,4 për qind,… Gjithashtu, rritje e indekseve të kostos së jetesës në janar 2022, krahasuar me muajin paraardhës. Është regjistruar në kafe, çaj, kakao 4.3 për qind, peshk 3.5, fruta të freskëta dhe të ftohta 3.4 për qind, produkte ushqimore pa përmendur diku tjetër 2.5 për qind”, thonë nga LSM.

Shporta sindikale i përcakton shpenzimet minimale për jetën e një familje katër anëtarëshe në nivel mujor.