Shporta minimale sindikale në muajin prill 38.104 denarë

Shkup, 10 maj – Vlera e shportës sindikale minimale për një familje katëranëshe për muajin prill është 38.104 denarë dhe është rritur për 1.337 denarë, në fakt për 3,63 për qind në krahasim me muajin paraprak, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Më shumë para apo 16.458 denarë (43,19 për qind) në prill kanë qenë të nevojshme për ushqim dhe pije, me çka pasojnë shpenzimet për banim 11.627 denarë (30,52 për qind), për higjien 2.672.88 denarë apo 6,90 për qind.

Sipas të dhënave të LSM-së, për vetëm një vit apo vitin paraprak 2021 në të njëjtin muaj prill kur shporta minimale sindikale ka qenë 33.976 denarë, e njëjta është rritur për 4.128 denarë, në fakt 12,14 për qind. Rritje më të madhe është vërejtur në ushqime dhe pije dhe tek transporti.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me të drejtë kërkon rritje të pagave të të gjithë të punësuarve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat përskaj kundërshtimeve evidente të subjekteve të caktuara që janë kundër rritjes së pagave të punëtorëve, ndërsa në protestën e 1 majit, 7.500 punëtor në rrugë sëbashku me LSM-në qartë përcollën porosinë se pagat e rritura janë të nevojshme menjëherë”, treguan nga LSM-ja.