Shpërthimi i vullkanit në Tonga më i madhi i regjistruar ndonjëherë nga instrumentet moderne

Shpërthimi i vullkanit në Tonga në janar, është konfirmuar si shpërthimi më i madh i regjistruar në atmosferë nga instrumentet moderne, raporton BBC.

Ishte dukshëm më i madh sesa çdo shpërthim vullkanik në shekullin e 20-të, apo ndonjë testim bërthamor i kryer pas Luftës së Dytë Botërore.

Vlerësimi është publikuar në revistën “Science”.

Në histori, me gjasë shpërthimi në Krakatoa në vitin 1883 mund të rivalizonte shqetësimin në atmosferë të prodhuar nga ndonjë shpërthim.

Katastrofa në Indi në vitin 1883 kishte pasoja të rënda, ku humbën jetën mbi 30 mijë persona.

Por fatmirësisht, shpërthimi në Tonga ishte në një vullkan nëntokësor dhe rezultoi me shumë pak vdekje, ndonëse prodhoi cunami të mëdhenj.

“Tonga vërtetë ishte një ngjarje globale, si Krakatau, por ne tash kemi të dhënat nga sistemet gjeofizike dhe regjistruan diçka të paprecedent bazuar në të dhënat moderne”, ka thënë Robin Matoza nga Universiteti i Kalifornias.

Shpërthimi i madh në Tonga, që i pasoi disa javëve aktivitet nën det, prodhoi disa lloj të valëve të presionit atmosferik që u zgjeruan në distanca të mëdha.

Sa i përket frekuencave të zërit, njerëzit deri në Alaska, distancë afro 10 mijë kilometra, raportuan se kanë dëgjuar një seri shpërthimesh.

Shpërthimi i vulkanit Hunga Tonga–Hunga Ha’apai shkaktoi vdekjen e 6 personave në total dhe 19 u lënduan. Mirëpo, dëmet në infrastrukturë ishin shumë të mëdha.