Shpërthime të fuqishme në qytetin e Odesas, rusët hedhin në erë aeroportin

Tre shpërthime të forta u dëgjuan në qytetin port të Odesas në Ukrainë këtë të shtunë.

Imazhet e shfaqura në rrjete sociale tregojnë tymin që ngrihet në horizont në jugperëndim të qytetit.

Menjëherë pas kësaj, kreu i qendrës së shtypit për forcat e mbrojtjes, njoftoi se pista e aeroportit të Odesas ishte dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa dhe se përdorimi i mëtejshëm i saj ishte i pamundur.

Kujtojmë se hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet komerciale që nga data 24 shkurt, që shënoi dhe fillimin e agresionit rus.