Shpërthen zjarr i madh te ish fabrika “Treska”

Shkup, 14 prill – Ka shpërthyer zjarr në ish fabrikën “Treska” në komunën Qendër të Shkupit. Siç njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza, është djegur një hapësirë depoje, informon Zhurnal.

“Në numrin 112 u denoncua zjarr në fabrikën “Treska” dhe në teren kanë dalë 6 automjete të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Përskaj objektit po digjet edhe plastikë, prandaj tymi është aq i errët. Po intervenohet, kur të fiket i tërë zjarri do t’ju informojmë”, deklaruan nga QMK.

Hapësira te “Treska” është aktual përshkak ndërtesave të reja të cilat duhet të ndërtohen atje ndërsa po zhvillohet “luftë” mes investitorëve dhe qytetarëve. Qytetarët nuk duan të ndërtohen ndërtesa të larta në këtë hapësirë./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/a1onmk/videos/352521523570635