Shpenzimet e jetesës në shtator më të larta se vitin e kaluar për 6.6 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 4.7 për qind

Shkup, 9 tetor – Në koston e jetesës në shtator të këtij viti, për dallim nga shtatori i vitit të kaluar, është vërejtur rritje prej 6.6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 4.7 për qind. 

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë (ESHS), kostot e jetesës në shtator të vitit 2023, krahasuar me muajin e kaluar, janë rritur për 0.1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1.0 për qind.

Ulja e indeksit të kostos së jetesës në shtator të vitit 2023, krahasuar me muajin e kaluar është vërejtur te frutat e freskëta dhe të ftohta me 2,7 për qind, vaji dhe yndyra me 1,7 për qind, perimet e freskëta dhe të ftohta, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 1,3 për qind dhe qumështit për 0,4 për qind.

Poashtu, ulje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur edhe tek transporti ajror i pasagjerëve për 34.8 për qind, aranzhmanet turistike për 7.1 për qind, prodhimet e amvisërisë – jo të qëndrueshme për 0.8 për qind, materiale tjera të shtypura për 0.4 për qind, pjesë këmbimi dhe aksesorë për automjetet e veta për 0,3 për qind, veglat e vogla dhe aksesorët e tjerë për 0,2 për qind.

Rritje të indeksit në koston e jetesës në shtator të vitit 2023, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në pijet alkoolike për 2.3 për qind, vezët për 2.0 për qind, verëra për 1,9 për qind, djathë dhe gjizë për 1.2 për qind, mishi, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat për 1.0 për qind, kafeja, çaji, kakaoja për 0.9 për qind, peshku dhe prodhimet e detit për 0.7 për qind, buka dhe drithërat për 0.6 për qind, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 0.5 për qind.

Në shtator, gjithashtu, rritja e indeksit të jetesës është vërejtur edhe në pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 10,6 për qind, motoçikletat për 8,6 për qind, karburantet e lëngëta për amvisëritë për 6,2 për qind, shërbimet paramjekësore për 5,4 për qind, gazi për amvisëritë për 4,6%, karburantet dhe lubrifikantët për mjetet globale të transportit për 4,1 për qind, pastrimi, riparimi dhe marrja me qira e rrobave për 3,9 për qind, mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve të transportit për 3,5 për qind, materialet e shkrimit dhe vizatimi për 3,4 për qind, mediat e incizimit për 2,8 për qind, riparimi i pajisjeve audiovizive, fotografike dhe informacioni për 2,3 për qind, shërbimet e akomodimit për 2,0 për qind, shërbimet mjekësore për 1,9 për qind, shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të vendbanimit për 1,8 për qind, pëlhurat e veshjeve për 1,4 për qind, mobiliet dhe sendet shtëpiake për 1,2 për qind, sendet e tjera personale për 1,1 për qind, qelqe, enë kuzhine dhe pajisje të tjera. Rritje është vërejtur edhe në restorante, kafene etj. për 0,9 për qind, lojëra, lodra dhe hobi për 0,8 për qind, aparate elektrike të vogla për 0,7 për qind, automjete, bizhuteri, orë dhe ora dore, shërbime të tjera të pa përmendura diku tjetër për 0,6 për qind, pajisje të mëdha elektrike shtëpiake për 0,5 për qind, pajisje për përpunimin e informacionit për 0,4 për qind, veshje, shërbime të tjera që lidhen me banesën e pa specifikuar diku tjetër, shërbime shtëpiake dhe shërbime amvisërie, ndihma dhe pajisje terapeutike, sallone flokësh dhe qendra për zbukurim, pajisje të tjera dhe higjienë personale, për 0,3 për qind, qira aktuale të paguara nga qiramarrësit, materiale për mirëmbajtje dhe riparime të banesës.