Shoqata “Ndërtojmë të ardhmen” do të prezantoj projektin “Stop për lypsarinë dhe keqpërdorimin e fëmijëve dhe shëndetin e tyre”

Shkup, 9 mars – Shoqata “Ndërtojmë të ardhmen Shkup” sot në konferencë për shtyp para Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale do të prezantoj realizimin e deritanishëm të projektit “Stop për lypsarin dhe keqpërdorimin e fëmijëve dhe shëndetin e tyre”, si dhe aktivitete të ardhshme që janë pjesë e këtij projekti.

“Shoqata jonë deri më tani ka realizuar takime pune me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, Stacionin Policor Qendër, MPB-në, MPPS-në, Qendrën për punë sociale, Armatën e RMV-së dhe Ambasadën e Gjermanisë. Këtë javë kemi takim pune me Ambasadën franceze dhe japoneze. Takimet e ardhshme mbesin me 30-të Ambasada që janë në shtete, sepse akoma presim përgjigje nga ana tyre”, thotë kryetari i Shoqatës Ilija Jovanoviq.