Shoferi e aktivizon sistemin Autopilot të Tesla-s, për pak sa nuk përplaset në një tren mallrash

Shfaqja e teknologjisë së avancuar të asistencës së shoferit të Tesla-s, Full Self-Drive dhe Autopilot janë përballur me disa probleme.

Ka pasur raste nga më të ndryshmet deri në përplasje vdekjeprurëse të veturave.

Tani, një video e cila tregon një shofer që vozit Tesla-n me shpejtësi të madhe në një vendkalim hekurudhor është bërë virale.

Në video shihet vetura duke mos e ngadalësuar shpejtësinë dhe pothuajse duke u përplasur në një tren mallrash.

Nga klipi kuptohet se aty dallohen vetëm dritat vezulluese të kalimit hekurudhor të cilat sistemi i Tesla-s nuk i ka dalluar shkaku i mjegullës së madhe.

Andaj, shoferi detyrohet ta marrë drejtimin e automjetit dhe ta largojë veturën nga rruga e trenit.

Bëhet e ditur se ai i theu barrierat, e dëmtoi pjesën e përparme të veturës dhe ka pësuar disa mavijosje në shpinë dhe krahë.

Por, fatmirësisht, nuk e ka goditur trenin.

Ndryshe, muajin e kaluar, teknologjia u lidh me një aksident vdekjeprurës që përfshinte një ish-inxhinier të Tesla-s.

Pavarësisht nga numri i përplasjeve që përfshijnë montimin e FSD dhe Autopilot, Tesla është ende e vendosur të zgjerojë shtrirjen e softuerit në mbarë botën.