Shkumbin Ismaili lanson këngën e re “Të mendoj për ty është kot”

Artisti i njohur nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, ka lansuar sot (e premte) këngën e re.

“Të mendoj për ty është kot” mban titullin projekti i ri që është shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e ka shkruar Artan Gjozi, kurse për muzikën është përkujdesur vet këngëtari.

Shkumbin Ismaili (Foto: YouTube)

Masterizimi iu bë nga Simon Duggal dhe e gjithë kënga u punua në studion e ‘Online Music Records’.

Klipi i është besuar produksionit të njohur, ‘Max Production’.