Shkon në 304 numri i të vdekurve nga tërmeti në Haiti

Ka shkuar në 304 numri i personave të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Haiti. Raportohet për 1.800 persona të lënduar.

Tërmeti prej 7.2 shkallësh që ndodhi mëngjesin e së shtunës ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në ndërtesa, përfshirë shtëpi, kisha dhe hotele. Kryeministri Ariel Henry njoftoi për gjendjen dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme njëmujore.

Henry tha se ka mobilizuar një ekip për të punuar në gjendjen e krijuar.