“Shkolla udhëtuese” në Shkup dhe Tetovë

Shkup, 29 prill – Punëtori për ruajtjen e gjuhës kroate për fëmijët e moshës midis nëntë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç prej sot deri të dielën do të mbahet në disa lokacione në Shkup dhe Tetovë në suaza të projektit “Shkolla udhëtuese”, që e organizojnë Mëmëdheu i mërgimtarëve të Republikës së Kroacisë me Bashkësinë e kroatëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shoqatën e kroatëve Dega “Shkup” dhe shoqatën maqedono-kroate “Tetovë”.

Siç informojnë organizatorët, në Shkup projekti do të realizohet në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin”-Shkup, në tre sallone të galerisë “KO-RA” nga ora 17:00-19:00.

“Ky program ka për qëllim mësimin e gjuhës kroate përmes disa punëtorive për fëmijë nga mosha nëntë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç. Kjo “Shkollë Udhëtuese” udhëhiqet nga drejtues me përvojë shumëvjeçare si nikoqiri i Shkollës së Vogël për Gjuhën dhe Kulturën Kroate Vedran Iskra, Grozdana Lajiq Horvat dhe Lada Kanajet Shimiq”, thuhet në deklaratë.

Projekti, siç informojnë ata, ka filluar në periudhën e viteve të 90-ta dhe ka qëllime dhe rëndësi të shumëfishtë në kuadër të bashkëpunimit me disa shtete, si krijimi i një rrjeti me disa shkolla, me disa kompani me qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar, lidhjes dhe krijimit të kontakteve miqësore dhe profesionale ndërmjet studentëve, mësuesve dhe profesionistëve të profileve të ndryshme.