Shkolla “Liria” në Tetovë, e rrezikuar nga tërmetet

Tetovë, 18 janar – Kjo është shkolla fillore” Liria” në Tetovë një ndër shkollat më të vjetra. Në bazë të një komisioni që ka themeluar komuna e Tetovës për të parë qëndrushmërinë e këtyre objekteve, e sidomos shkollave nësë ka ndonjë tërmet, kjo shkollë ka dalur një ndër më të rrezikuarat. Ndërkohë edhe instituti sizmologjik ka bërë analizë për të parë qëndrushmërinë e kësaj shkolle, por deri më sot ende nuk ka rezultat konkret.
Nga Sektori për arsim pranë komunës së Tetovës, thonë se presin rezultat nga institut simologjik, por shprehen se komuna, ka paraparë planë për një objekt të ri, pasi objekti ekzistues është një ndër objektet më të vjetra shkollore në Tetovë.
“Është bërë analizë për objekete në kuadër të shkollave të Tetovës dhe konkretisht në shkollën “Liria”sipas informatave preiliminare pasi që akoma nuk ka ardhur raporti për sizmologji dhe tërmete është konstatuar se tek objekti momental duhet të ketë ose ndërhyrje që të behët forcimi i të njëjtit apo të ndërtohet një objekt komplet i ri , dhe pas këtij informacioni komuna e Tetovës ka paraparë në plan që të behët ndërtimi i një objekti të ri pasi që e dimë se objekti i shkollës “Liria”që gjendet në qendër të Tetovës është një ndër objektet më të vjetra në kuadër të shkollave të komunës sonë”, tha Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim pranë komunës së Tetovës.
Nga ana tjetër Sektori për Urbanizëm në Tetovë thotë se objekti është i sigurt dhe sipas propozimeve të komisionit është intervenuar në ato pjesë ku ka pasur nevojë.
“Funksioni objektit është i lejuar por propozimet e komisionit janë që sa më shpejt është e munduar të behët rikonstruimi të objektetit edhe ne kemi bërë disa rikonstrume të objektit edhe ne kemi intreveuar në disa pjesë të objektit ku janë të rrezikuara momentalisht”, deklaroi Rilind Ismaili nga Sektori për Urbanizëm pranë komunës së Tetovës.
Përveç shkollës “Liria”, komuna e Tetovës ka bërë analiza për qëndrueshmëri ndaj termetit edhe shkollave tjera dhe objekteve publike në Tetovë.