Shkëndija e Tetovës vazhdon dominimin
Java e gjashtë e kampionatit futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka treguar dominimin e Shkëndijës së Tetovës, duke mundur me rezultat të thellë Voska Sportin (5-1) dhe duke mbetur lider i renditjes në tabelë, njofton Telegrafi.
Shkëndija është edhe më tutje ekipi që nuk ka shijuar disfatë në elitën e futbollit të Maqedonisë, pasi të dielën mundi Voska Sportin me rezultat 5-1. Ishte kjo një fitore rutinë e Shkëndijës e cila po tregon se është skuadra më stabile dhe ka shanset më të mëdha për tu shpallur kampion.
Struga ka humbur hapin me kreun pas disfatës që përjetoi në derbin shqiptar nga ekipi i Shkupit, edhe atë me rezultat të lartë 0-3. Nga ana tjetër Shkupi si duket ka marrë veten dhe duke se është në rrugë të mbarë për tu rikthyer në mesin e ekipeve më të mira në vend.
Ka dështuar përsëri Besa e Bobërdollit, e cila është mundur kësaj radhe në shtëpi nga Pelisteri 3-2. Besa në këtë ndeshje ishte pa trajner, pasi javë më parë ndërpreu bashkëpunimin me Aleksandar Tanevskin dhe pritet që së shpejti të reagon kryesia për të sjellë një trajner me përvojë, i cili do të mundohej të rregulloj ekipin që për momentin është në vendet e fundit të tabelës.
Ekipet nuk dot kenë shumë kohë për pushim, pasi java e shtatë luhet të mërkurën, ku në tri përballje do të kemi duele në mes ekipeve shqiptare.
Në Çair takohen Shkupi dhe Besa, ndërsa në Maxhari, Gostivari pret Shkëndijën që njëherit kjo përballje është dhe derbi i javës së 7-të. Voska takohet me Strugën, Brera – Tikveshi, Pelister – Rabotniçki dhe Vardari – Sileksi. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/