Shkëmbimi tregtar i përgjithshëm në tremujorin e parë 5 miliardë dollarë

Shkup, 6 maj – Shkëmbimi tregtar i përgjithshëm në tremujorin e parë të vitit është pesë miliardë e 354 milion e 410 mijë dollarë amerikanë. Rritje ka edhe në import edhe në eksport.

Sipas të dhënave të sotshme të njoftuara të Entit Shtetëror për Statistikë, në këtë periudhë vlera e përgjithshme e importit të stoqeve është 2 miliardë e 174 milion e 918 mijë dollarë dhe shënon rritje prej 8,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e mallrave të eksportuara është tre miliardë e 179 milion e 492 mijë dollarë, që është për 20,4 për qind më shumë. Deficiti tregtar shënon një miliardë e 004 milion e 574 mijë dollarë.

Në tremujorin e parë sipas shkëmbimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të shtetit më shumë ka tregtuar me Gjermanin, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë.