Shkëlqeu në derbi, Milot Rashica në formacionin e javës në Turqi
Milot Rashica ka qenë fantastik këtë javë me fanellën e Besiktasit, përkundër që skuadra e tij nuk ka marrë fitore.
Ylli kosovar ka luajtur për 67 minuta në derbin ndaj Trabzonspor që përfundoi në barazim 1-1.
Anësori vushtrrias kishte 59 herë prekje të topit, dha tre pasime kyçe dhe krijoi edhe një rast të madh në këtë sfidë.
Rashica fitoi gjashtë nga nëntë duelet e tij, bëri dy spastrime dhe tre ndërhyrje të sakta në top.
Përkundër që nuk shënoi dhe asistoi, paraqitja e tij u vlerësua lartë nga SofaScore që i ka bërë vend në formacionin e xhiros së pestë në Superigën e Turqisë.
28-vjeçari këtë edicion ende nuk e ka gjetur golin në Superligën e Turqisë, teksa ka dy asistime.