Shkatërrohet grup kriminal për tregëti me drogë, arrestohen 10 persona

Shkup, 23 shkurt – Në rajonin e Shkupit në një aksion të përbashkët të koordinuar të policisë, dje janë privuar nga liria 10 persona dhe janë konfiskuar rreth 40 kilogramë mariuhanë me vlerë mbi 200.000 euro. Me këtë, njoftuan sot nga MPB, është shkatërruar një grup kriminel në të cilin krahas shtetasve tanë, kanë marrë pjesë edhe shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët ishin të përfshirë në tregti të palejuar me drogë dhe shitje të drogave narkotike, kështu që kanë organizuar transport të mariuhanës nga Shqipëria përmes Kosovës në shtetin tonë, me qëllim të transportit të mëtutjeshëm për Turqi.

Gjatë ditës së sotme nga ana e SPB Shkup – Njësiti për Tregti të palejuar me drogë do të ngritet kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër 10 personave për vepër të kryer penale sipas nenit 215 paragrafi 3 dhe të njëjtët do të nxerren para Gjykatësit të procedurës së mëparshme deri te Gjykata Themelore Penale – Shkup.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në orët e mbrëmjes në rrugën lokale për fshatin Sopishtë nga ana e punonjësve policorë janë ndaluar dy vetura të pasagjerëve ‘reno fluens’ e drejtuar nga S.F. (36) dhe ‘volsfagen vento’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.F. (30), të dy nga fshati Nikishtan. Automjeti i parë kishte për detyrë të ishte ‘pastrues’, gjegjësisht të raportonte praninë e patrullave policore, gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit të dytë u gjet një qese në të cilën ishin të paketuara 27 pako me mariuhanë”, sqarojnë në kumtesën e MPB-së.

Njëkohësisht, në udhëkryqin te qendra tregtare në rajonin e Bit Pazarit, nga ana e nëpunësve të policisë nga Policia Intervenuese ishin privuar nga liria M.L. (49) nga Gjirokastra, Republika e Shqipërisë, L.N. (59) nga Shkupi dhe I.E. (41) nga Tetova, të cilët transportoheshin me veturën “punto”, ndërsa në mënyrë të koordinuar, në lagjen Gjorçe Petrov, ishte privuar nga liria A.P. (57) nga fshati Gërçec.

Nga ana e nëpunësve të policisë nga ekipi operativ Hetime bashkë me Njësitin për Shpërndarje të Shpejtë ishin bërë kontrolle në dy lokacione në fshatin Patishka Rekë. Gjatë kësaj, nga liria ishin privuar dy persona, edhe atë M. A. (19) nga fshati Patishka Rekë dhe K.K. (31 ) nga Shkupi.

Kontrolle ishin bërë edhe në shumë lokacione në Shkup, edhe atë në fshatin Nigishtan, te S.F (36), me çka ishin gjetur makina për gërryerje të bitkoinave, me të cilat bëhej vjedhje e energjisë elektrike, si dhe në rajonet e Karposhit dhe të Bit Pazarit, me çka ishin gjetur mjete në lidhje me vepra penale.

Në dalje të Vendkalimit kufitar Bllacë e Poshtme, nga ana e policisë kufitare pranë Qendrës Rajonale Veri ishte privuar nga liria edhe shtetasi i Kosovës F.T. (32), gjatë përpjekjes së të ikte nga shteti.

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/posts/258561789787689