Shitja e Chelseat te Boehly para kolapsit, Abramovich thuhet se dëshiron ta “fundosë” klubin

Synimi i Roman Abramovich për të shitur Chelsean po rezulton të jetë i ndërlikuar.

Pas vonesës në gjetjen e një oferte që bindi të gjitha palët e përfshira, tashmë ka fërkime të minutës së fundit, të cilat në këtë rast mund të llogariten në miliarda euro.

Oferta fituese, e cila aktualisht është në pritje të miratimit nga qeveria britanike, është ajo e bosit amerikan Todd Boehly, i cili ofroi 4.25 miliardë euro për të marrë ‘Blutë’.

Manjati rus kishte nxjerrë klubin në shitje për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj tij pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Siç zbulohet nga Goal.com , qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka “shqetësime serioze” në lidhje me planet e Abramovich pasi oligarku rus ende nuk ka rënë dakord “për një strukturë shitjesh që u jep ministrave besimin se të ardhurat do të shkojnë për bamirësi”.

Shitja, e cila duhet të përfundojë përpara 31 majit, tani është gjithashtu e rrezikuar nga një ndërhyrje e mundshme në marrëveshje nga një kompani e lidhur me Abramovich dhe që besohet se do të kontribuojë rreth dy miliardë euro.