Shilegov: Vetura blehet prap, njeriu jo! Presim lajm nga policia

Shkup, 9 mars – Ish kryetari i Shkupit, PEtre Shilegov, thotë se është i tronditur pasi mbrëmë pas orës 03 tërësisht është djegur vetura e tij “Audi”, dhe tre vetura të tjera, transmeton Zhurnal.

Ai nuk ka informata se çfarë saktësisht ka ndodhur, vetëm se po pret për rezultate nga hetimi i policisë.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Ne paraqitëm vetura të djegura, njëri është vetura e bashkëshortes, tjetra (Passati) është i komshiut. Pres policia shpejtë të përfundojë hetimin. Nuk kam paralajmërime apo njoftime për këtë gjë. Me të vërtetë nuk e di. Nuk ka të lënduar fatmirësisht. Vetura blehet prap, njeriu nuk blehet. Kur filluan gomat të pëlcasin më zgjuan, menjëherë u paraqita te zjarrfikësit dhe policia”, thotë Shilegov për A1on./Zhurnal.mk