Shilegov: Për katër vite janë blerë 150 automjete për ndërmarrjet e Bashkisë së Shkupit

Shkup, 22 gusht – Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov thotë se gjatë katër viteve kanë blerë më shumë se 130 automjete – mekanizma dhe këto kanë qenë me buxhet nga Bashkia pa donacione dhe ndihmë.

Disa mekanizma sot u shfaqën në parkingun e Qendrës Sportiv “Boris Trajkovski”, ndërsa Shileegov tha se kjo dëshmon se paratë publike po shpenzohen për nevojat e Bashkisë së Shkupit.

“Shkupi ka nevojë për komunikacion më efikas, higjienë më efikase dhe nevojë për përparim në gjelbërim. Pikërisht për këtë prioritetet tona do të jenë infrastruktura dhe me këtë edhe përmirësim të kushteve për punë dhe përmirësim të shërbimeve që i japin ndërmarrjet publike”, tha Shilegov.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Shilegov tha se nuk është prioritet blerja për automjet zyrtar dhe se ai vozitet me automjet i vjetër 10 vjet.