Shikojeni, shijojeni – goli magjik i Pedrit po vlerësohet lartë

Barcelona ia doli të fitonte me rezultat 1-0 në derbi me Sevillën në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Blaugranasit ishin disa të humbur nga fundi i ndeshjes, pasi loja e kundërshtarit ishte disi e mbyllur dhe përballja po shkonte drejt një pike për të dyja ekipet.

Mirëpo, një moment magjik në minutën e 72-të, përcaktoi drejtimin e përballjes, e aty ishte Pedri.

Spanjolli mori topin nga Ousmane Dembele dhe me një goditje nga distanca, ia doli të mposhte Bonon.

Goditja e tij magjike elektrizoi tifozët e Barcelonës dhe trajnerin – Xavi Hernandez, derisa e ardhmja e tij në futboll duket e ndritur.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FESPNFC%2Fvideos%2F721483252209639%2F&show_text=false&width=560&t=0