Shënohet java e imunizimit, vaksinat e rregullta ç’rrënjosin epidemi të shumta

Shkup, 1 Maj – Vaksinat janë të një rëndësie të madhe në historinë tonë dhe veçanërisht në vitet e fundit për shkak të pandemisë. Ata na mbrojnë ne si individë dhe na ndihmojnë të mbrojmë njëri-tjetrin si anëtarë të komunitetit global.

Javën që lame ishte java me të cilën u shënua rëndësia e Imunizimit, si një nga themelet e një sistemi funksional të shëndetit publik. Këtë vit raportohet  për një përparim drejt çrrënjosjes globale të fruthit dhe rubeolës, me potencial për parandalimin e hepatitit B dhe eliminimit të kancerit të qafës së mitrës.

Megjithë shërbimet rutinë të imunizimit edhe gjatë pandemisë KOVID-19, vetë situata ndikoi në uljen e shkallës  së vaksinimeve të rregullta për fëmijët. Vlerat mesatare kombëtare në vitin 2021 tregojnë përmirësim krahasuar me vitin 2020, por përqindjet tregojnë se vendi është ende shumë larg nga 95 përqidëshi I dëshiruar i nevojshëm për të fituar imunitet kolektiv.

Për të mbrojtur fëmijët dhe për të parandaluar epidemitë, është thelbësore që çdo fëmijë që ka humbur një vaksinim të planifikuar t’i sigurohet akses i lehtë në të, në mënyrë që të marrin dozat e nevojshme.

“Prindërit mos ta lënë vaksinimin e fëmijëve ,mos të nisen në atë që shohin në fejsbuk,ose ndonjë informacion të gjymtuar nga interneti,të lidhen me atë dhe ti vonojnë vaksinimet cdo vonesë është në dëm të fëmijëve të tyre d.m.th. ti vaksinoJnë fëmijët  os ti lënë, sepse ajo është e vetmja shpresë që të kenë fëmijë të shëndetshëm”, u shpreh peidatri Lulzim Strikçani.

Pandemia e KOVID-19 ka goditur shumë vende të botës dhe pasojat janë ndjerë, përfshirë edhe në fushën e imunizimit. Në Maqedoninë e Veriut, OBSH dhe UNICEF bashkëpunuan me autoritetet shëndetësore të vendit dhe partnerët e vaksinimit kundër KOVID-19 në të gjitha pjesët e vendit dhe për të gjitha grupet e popullsisë.

Deri më tani, 46,5 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë marrë dy doza të vaksinave kundër KOVID-19, dhe vetëm 8,4 për qind kanë marrë një dozë të tretë.