Shënohet Dita nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Dubai EKSPO 2020”
Dubai, 22 shkurt – Në suaza të panairit global EKSPO, që mbahet në Dubai, sot u mbajt ceremonia zyrtare dhe festimi i Ditës nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në ceremoni mori pjesë delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investime, Fatmir Bytyqi, së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.
Në fjalimin e tij, Bytyqi, potencoi se EKSPO para se gjithash simbolizon respekt dhe e pranon dallimin përmes promovimit dhe përmes jetesës në lëvizje, kohezion, integrim, bashkëpunim dhe vizion.
“Ne kemi të gjithë botën të mbledhur në një vend dhe kjo është një mundësi unike për të mësuar për njëri-tjetrin dhe nga njëri-tjetri dhe për të përdorur avantazhet tona unike, të gjitha në mënyrë që të rritemi së bashku në solidaritet dhe dhembshuri. “Së bashku me ndjeshmërinë, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë rezistencë edhe në periudhën pas Kovid-19,” tha ai.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bytyqi thotë se qëllimet e tij i fokuson në integrim dhe ndërtim të partneritetit, ndërsa me anëtarësimin zyrtar në NATO vendi ka siguri dhe stabilitet të rëndësishëm.
“Derisa shkojmë drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian, ne bëjmë përparim të rëndësishëm në zbatimin e standardeve evropiane në vendin tonë dhe përmbushim standardet tona në lidhje me dixhitalizimin, përmirësimin e bashkëpunimit dhe partneritetit rajonal, mundësive të barabarta për investime, infrastrukturës së madhe dhe gjithë këtë e bëjmë derisa ne jemi të përkushtuar për të përmbushur qëllimet tona të zhvillimit të qëndrueshëm me një vetëdije të fortë për mbrojtjen e mjedisit” jetësor, shtoi ai.