Shënohet 28-vjetori i formimit të Batalionit të forcave speciale të armatës
Shkup, 1 mars – Me formimin e forcave speciale është shënuar fillimi i profesionalizimit të armatës e cila sot është plotësisht e gatshme të jetë garanci e integritetit dhe sovranitetit territorial të vendit, ka thënë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska gjatë fjalimit të sotëm në shënimin e Ditës së batalionit të forcave speciale të armatës.
Batalioni për forcat speciale siç emërohet sot me transformimin e fundit të njohur si “Ujqit”, sipas ministres Petrovska është njësia ku të gjithë pjesëtarët nëse është ushtarë ose epror kalojnë përmes një procesi të selektimit që përfshinë kritere specifike dhe ku kërkohet shkallë me lartë e përgatitjes psikofizike.
“Duke iu falënderuar plotësimit të këtyre kritereve që ju i posedoni, ju jeni njësia e parë pas anëtarësimit në NATO me sukses që ka përfunduar procesin e vlerësimit të gatishmërisë luftarake dhe me këtë u bëtë njësi që plotëson standardet e ashpra të NATO-s në vlerësimin e trajnimit”, ka thënë Petrovska.
Lidhur me rezultatet e vlerësimit të pjesëtarëve të batalionit të forcave speciale, ministrja ka thënë se njësia tregoi se është e denjtë për respekt dhe notë gatishmërie luftarake.
“Me këtë jo vetëm që dëshmoni se është adekuate motoja e zgjedhur e njësisë ‘Çdoherë dhe çdokund të parët”, por ju çdoherë jeni të gatshëm të vazhdoni të investoni në këtë aftësi dhe dije, kjo shihet edhe sipas profesionalizmit, rezultateve dhe mirënjohjeve që i fitoni nga kolegët e juaj në Aleancë”, ka thënë ministrja Petrovska.

