Shënimi i Ditës botërore të ujit

Shkup, 22 mars – Me rastin e shënimit të Ditës botërore të ujit dhe aktiviteteve të zbatuara në atë drejtim në hapësirat e BE Haus, me fillim në ora 11 do të mbahet konferencë për shtyp, ku do të promovohet video material promovues dhe postera, të dhëna si donacion deri te gjitha shkollat në territorin e Qytetit të Shkupit.
Sipas paralajmërimeve, fjalime të tyre në ngjarjen do të kenë ministri i Mjedisit Jetesor, Naser Nuredini, profesori Millorad Jovanovski nga Fakulteti i ndërtimtarisë, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, Zllatko Perinski, si dhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Zvicrës në vend, Anke Holshtajn dhe Veronik Ulman.