Shënim i dhjetëvjetorit të Partneritetit për pushtet të hapur në Maqedoninë e Veriut
Shkup, 23 shkurt – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti do të mbajë sot fjalim në konferencën për promovimin e Planit të pestë nacional aksional për Partneritet për pushtet të hapur 2021-2023, me të cilin njëherit do të shënohet dhjetëvjetori i Partneritetit për pushtet të hapur në Maqedoninë e Veriut.
Në konferencë të pranishmit mes tjerash do të përqendrohen në përfitimet nga procesi i Partneritetit për pushtet të hapur dhe rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces.
Konferenca është në organizim të MSHIA, Fondacionit shoqëri e hapur – Maqedoni, Qendrën për komunikimi civile dhe Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave, të cilët së bashku e zbatojnë projektin “Mbështetje e procesit për zbatimin dhe përcjelljen e Planit nacional aksional për Partneritet për pushtet të hapur 2021-2023”.