Shekerinska sot dhe nesër në Ohër në biseda me ministrin slloven të Mbrojtjes Matej Toni

Shkup, 26 gusht – Ministri i Mbrojtjes  dhe zëvendëskryeministër i Sllovenisë Matej Tonin sonte do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën nikoqir do të jetë ministrja Radmilla Shekerinska.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në suaza të vizitës ministrat nesër në Ohër do të mbajnë takim dhe biseda bilaterale në nivel të delegacionieve, dhe nënshkrim të Marrëveshjes për donacion.

Pas bisedave bilaterale janë parashikuar deklarata për mediat.

Nga Ohri, ministrja Shekerinska dhe homologu i saj slloven do të nisen për në Berovë, ku do të mbajnë takim me kryetarin e komunës Zvonko Pekevski, i cili në emër të qytetarëve të rajonit të Berovës do t’i ndajë ministrit slloven Pllaketë për Forcat e Bashkuara të Mbrojtjes Civile të Sllovenisë, në shenjë falënderimi për reagimin e shpejtë në ballafaqimin me zjarret pyjore.