Shefi i diplomacisë hungareze për vizitë në Maqedoninë e Veriut
Shkup, 16 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Sijarto, sot do të qëndrojë për vizië pune në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të ministrit për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.
Siç kumtoi MPJ-ja, në fokus të bisedës do të jetë procesi ynë i anëtarësimit në BE, marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit brenda organizatave ndërkombëtare, si dhe tema të tjera aktuale nga politika e jashtme.

