SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit
Shkup, 2 gusht – Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, sot ka uruar ditën e Republikës – Ilindenin.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e Amerikës, urime 118 vjetori i Ilindenit”, shkruan në urim, përcjellë Zhurnal.
Gjithashtu, edhe kryetarja e Vashingtonit, Mjuriel Bauzer, së bashku me maqedonasit të cilët jetojnë në SHBA, e ka shënuar ditën e Ilindenit. Kjo festë, vitin e kaluar u shpall si ditë e traditës amerikano-maqedonase e cila rregullisht shënohet më 2 gusht.//Zhurnal.mk