SHBA sot e shënon 21 vjetorin nga sulmet e 11 shtatorit

Sot bëhen 21 vite nga rrëmbimi i katër aeroplanëve për udhëtarë në SHBA dhe sulmet më të mëdha terroriste në historinë bashkëkohore.

Presidenti amerikan Xho Bajden do të vendos kurorë dhe do të mbajë fjalim në Pentagon, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Zonja e parë Xhil Bajden, do të mbajë fjalim në Përmendoren kombëtare të fluturimit 93 në Shenksuill, Pensilvani.

Nënpresindentja Kamala Haris dhe bashkëshorti i saj do të marrin pjesë në ceremoninë komemorative në Qendrën memoriale kombëtare 11 shtatori në Nju-Jork.

Të martën më 11 shtator të vitit 2001, terroristë vetëvrasës kanë rrëmbyer aeroplanë amerikanë për udhëtarë dhe i kanë përplasur në dy kullat binjake të Qendrës tregtare botërore në Nju-Jork, duke vrarë mijëra njerëz.

Aeroplani i parë u përplas në Kullën veriore në ora 08:46, ndërsa i dyti në Kullën jugore në ora 09:03 sipas kohës lokale.

Për më pak se dy orë të dy kullat prej 110 kateve, u rrënuan.

Në ora 09:37 sipas kohës lokale e shkatërroi krahun perëndimor të Pentagonit – shtabit të ushtrisë amerikane në afërsi të Uashingtonit.

Aeroplani i katërt u rrëzua në fushë në Pensilvani në ora 10:03 sipas kohës lokale.

Supozohet se terroristët në aeroplanin e katërt kanë planifikuar ta sulmojnë ndërtesën e Kapitolit në Uashington.

Në sulmet jetën e kanë humbur gjithsej 2.977 njerëz, duke mos i llogaritur dhe 19-të rrëmbyesit.

Sulmet nga Afganistani i ka planifikuar rrjeti terrorist Al Kaeda.

Rrëmbimin e kanë kryer 19 persona, të cilët kanë punuar në tre ekipe me nga pesë anëtare dhe një me katër – në aeroplanin që u rrëzua në Pensilvani.

Në çdo grup ka pasur nga të paktën një, i cili ka kaluar stërvitje për pilot në shkollat për fluturim në SHBA. Pesëmbëdhjetë nga rrëmbyesit kanë qenë sauditë, si dhe vet Bin Laden. Dy prej tyre kanë qenë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Më pak se një muaj pas sulmeve, presidenti i atëhershëm amerikan Xhorxh Bush filloi invazion ndaj Afganistanit, të përkrahur nga koalicioni ndërkombëtar, që të shkatërrohet Al Kaeda dhe të gjendet Bin Ladeni.

Megjithatë, madje në vitin 2011, ushtria amerikane më në fund e ka gjetur dhe e ka vrarë Bin Ladenin në Pakistan.

Organizatori i supozuar i sulmeve të 11 shtatorit, Kalid Sheik Mohamad, është arrestuar në Pakistan në vitin 2003 dhe prej atëherë ai gjendet në burgun amerikan në Guantanamo, ku ende pret gjykim.

Janë nevojitur tetë muaj që të pastrohet “Pika zero” – vendi ku janë rrënuar kullat binjake.

Në atë lokacion tani ka përmendore dhe muze, ndërsa ndërtesat sërish janë ndërtuar, por me pamje tjetër.

Renovimi i Pentagonit ka zgjatur diçka më pak se një vit, ndërsa personeli është kthyer në zyre në gusht të vitit 2002.