SHBA: Shtëpia e Bardhë kërkon 10 miliardë dollarë nga Kongresi për mbështetje të Ukrainës
Shtëpia e Bardhë kërkoi sot 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
“Kjo kërkesë për financa bazohet në informacionet më të mira të administratës për kërkesë të burimeve në këtë moment”, deklaroi u.d drejtoresha e Zyrës për menaxhment dhe buxhet të Shtëpisë së Bardhë Shallanda Jang në letrën e dërguar deri tek kryetarja e Shtëpisë së Përfaqësuesve Nensi Pelosi.
Në letër tregohet se SHBA-ja tani më ka dërguar ndihmë Ukrainës në vlerë prej 1,4 miliardë dollarë, duke theksuar nevojën nga luftimet e mëdha që po ndodhin në Ukrainë.
Deputetët amerikan kanë afat deri më 11 mars të arrijnë marrëveshje për financim.

