SHBA me sanksione ndaj ët gjithë Dumës ruse, kompanive në sektorin e mbrojtjes, oligarkëve…

SHBA sot vendosi sanksione të reja për shkak të pushtimir  rus në Ukrainë,  në listë shtohen edhe 328 përfaqësues të Dumës shtetërore, Parlamentu rus, që gjithashtu është sanksionuar si institucion, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Në kumtesën e sotme nga Departamenti i shtetit amerikan theksohet se SHBA-ja, aleatët dhe partnerët “dëshironin të godasin në zemrën e aftësisë ruse  të udhëheq luftë  dhe bën agresion kundër vendeve tjera”, duke e përfshirë Ukrainën”.

“Presidenti Putin vazhdon t’i shkaktojë tmerr dhe vuajtje të mëdha popullit të Ukrainës. Ndërkohë, Duma e Shtetit vazhdon të përdorë fuqinë e saj legjislative për të sulmuar disidentët dhe të drejtat themelore të qytetarëve në Rusi”, tha sot Sekretari i Shtetit Entoni Blinken.

Gjithsej 328 anëtarëve të  Dumës i janë shtuar 12-të anëtarë që ishin sanksionuar më 11 mars.

“Këta anëtarë mbështesin shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të  Ukrainës  nga ana e Kremlinit, duke përfshirë marrëveshjet që njohin pavarësinë e vetëshpallur të zonave të kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donjeckut dhe Republika Popullore e Luganskut”, thuhet në deklaratë.

Duma në tërësi është sanksionuar, ashtu si German Gref, drejtor i bankës kryesore ruse Sberbank, një “aleat i ngushtë i Putinit”.

Janë sanksionuar edhe 17 anëtarë të bordit të Sovcombank, kompania Vollga Group, e lidhur me Genadij Timçenko, të cilët janë sanksionuar që nga viti 2014. Nën ngrirje të pronësisë dhe ndalesë për udhëtim në SHBA u gjendën edhe bashkëshortja e Timçenkos, dy vajzat e tyre dhe familjarët e afërt.

Janë sanksionuar edhe disa kompani të cilat punojnë në sektorin e mbrojtjes së Rusisë.

“Ne do të vazhdojmë të shkaktojmë dëme derisa Putini të ndalojë këtë luftë të paprovokuar kundër Ukrainës. Ne u bëjmë thirrje njerëzve më të afërt me Putinin që të ndalojnë dhe të dënojnë publikisht këtë luftë të përgjakshme, e cila ka shkaktuar vdekjen e paimagjinueshme të qindra civilëve, përfshirë fëmijë, dhe katastrofën më të madhe humanitare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

SHBA-ja thotë se vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, duke përfshirë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë, duke e çuar totalin e ndihmës amerikane për vendin në dy javët e fundit në 1 miliard dollarë, ose 2 miliardë dollarë nga marsi i vitit të kaluar.