SHBA ka paralajmëruar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

SHBA-ja ka paralajmëruar transhë të re, të shtatëmbëdhjetën me radhë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 550 milionë dollarëve për vetëmbrojtjen ukrainase, që do të jepet duke filluar nga gushti i vitit 2021.

Ndihma është pjesë e rezervave të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së, njoftoi mbrëmë Departamenti i Shtetit.

“Nën autoritetin e dhënë nga presidenti Xho Bajden, në njoftimin e sotëm të ndihmës përfshijmë më shumë municion për Sistemin e raketave të artilerisë mobile (HIMARS) dhe sistemet e artilerisë 155 mm, të përdorura në mënyrë efektive nga forcat ukrainase në fushat e betejës për të mbrojtur vendin e tyre”, deklaroi dje sekretari amerilam i Shtetit, Entoni Blinken.

Departamenti i Shtetit kujtoi se me këtë këst, ndihma e përgjithshme ushtarake amerikane për Ukrainën që nga fillimi i administratës së Bajdenit është rreth 8.7 miliardë dollarë.