SHBA-ja ka paralajmëruar 100 milionë dollarë për trajnimin e stafit mjekësor në Amerikën e Jugut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën sot planin prej 100 milionë dollarësh për të trajnuar gjysmë milioni personel mjekësor në Amerikën e Jugut. Plani u kumtuan në Samitin e Dy Amerikave që mbahet në Los Anxhelos.
Me paratë është parashikuar të formohet i ashtuquajturi “Korpusi shëndetësor amerikan”, një organ i ngarkuar me përmirësimin e aftësive dhe kompetencave të 500,000 punonjësve të sektorit brenda pesë viteve, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Mjetet e ofruara përveç SHBA-së do të sigurohen edhe përmes fondeve, si dhe donacioneve përmes Organizatës Shëndetësore Panamerikane.
“Pandemia na ka treguar shumë nga mangësitë e sistemeve shëndetësore në mbarë botën dhe theksoi rëndësinë e sistemeve të shëndetshme dhe të qëndrueshme për të gjithë popullsinë”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

