SHBA-ja ka kryer sulme ajrore në Siri kundër milicive proiraniane

Ushtria amerikane kumtoi se dje ka kryer sulme ajrore në qytetin sirian Deir al-Zor ndaj objekteve që i shfrytëzojnë grupet e lidhura me Gardën elitare revolucionare iraniane (IRGC).

Sulmet kanë ndodhur në momentin kur SHBA-ja duhet t’i përgjigjen draft-marrëveshjeje të propozuar nga Bashkimi Evropian me të cilën do të kthehet marrëveshja bërthamore me Iranin nga viti 2015 që ish-presidenti Donald Tramp e braktisi, ndërsa presidenti aktual Xho Baden përpiqet ta ringjallë. Komanda qendrore ushtarake në një kumtesë theksoi se sulmet e tilla kanë për qëllim t’i mbrojnë forcat amerikane nga sulmet e grupeve të mbështetura nga Irani.

Komanda qendrore i quajti sulmet “veprim proporcional dedikuar për kufizimin e rrezikut nga eskalimi dhe minimizimi i rrezikut nga viktimat”.

“Në kumtesën për sulmin e djeshëm amerikan nuk përmendet nëse ka viktima dhe nuk theksohet nëse sulmet ajrore janë kryer me aeroplan me ose pa ekuipazh. Në Siri ka rreth 900 ushtarë amerikanë, shumica e trye janë sistemuar në lindje.