SHBA-ja e hapi përsëri ambasadën në Kiev

Sot rifillojmë zyrtarisht punën në Ambasadën e SHBA-së në Kiev. Populli ukrainas, me ndihmën tonë të sigurisë, po e mbron me sukses atdheun e tij kundër një pushtimi të paprovokuar të Rusisë”, thuhet në kumtesën e sekretarit shtetëror amerikan, Entoni Blinken që e transmetoi nga Departamenti i Shtetit.

Sipas Zërit të Amerikës, në dokument theksohet se pas tre muajsh mbi Ambasadë valëvitet sërish flamuri amerikan.

“Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Ukrainës teksa mbrojnë vendin e tyre nga lufta brutale agresive e Kremlinit”, shtohet në kumtesën.

Ambasada amerikane u mbyll më 14 shkurt, dhjetë ditë para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.