SHBA-ja e anuloi lansimin provë të një rakete balistike interkontinentale

ShBA-ja e anuloi lansimin e raketës balistike interkontinentale “Minutmen 3”, transmetojnë agjencitë e huaja.

Siç është theksuar, raketa me rreze veprimi prej 10.000 kilometra është e aftë të mbajë armë bërthamore dhe paraqet komponentë kyçe të arsenalit ushtarak amerikan.

Pentagoni për herë të parë e anuloi testimin më 2 mars, menjëherë pasi presidenti rus Vlladimir Putin i vendosi forcat e tij në gjendje gatishmërie.

Në atë kohë, SHBA-ja njoftoi se ka ndërmarrë hapa për “minimizim të rrezikut nga vlerësimi i gabuar”, por shtuan se e anulojnë testimin për një kohë të shkurtër.

Zëdhënësi i aviacionit ushtarak amerikan deklaroi se edhe këtë herë është anuluar testimi për shkak të arsyes së njejtë.