SHBA-ja do të përgjigjet nëse Kina vendos bazë ushtarake në Ishujt Solomon
Autoritetet amerikane sot paralajmëruan se do të përgjigjen nëse Kina vendos një bazë ushtarake në Ishujt Solomon, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Një delegacion i lartë amerikan i cili i vizitoi Ishujt Solomon u sqaroi liderëve lokalë se nëse Pekini vendos të “krijojë një prani të përhershme ushtarake”, ai do të ngrejë “shqetësime serioze” dhe se SHBA-ja do të përgjigjet.
Drafti versioni i marrëveshjes, i cili doli në publik muajin e kaluar, ka zemëruar qeveritë perëndimore me dispozitat që lejojnë vendosjen e forcave kineze në shtetin ishull në Oqeanin Paqësor prej rreth 800,000 banorëve, i cili është tronditur nga trazirat politike dhe sociale dhe ku shumica jetojnë në varfëri.