SHBA angazhoi dhjetëra prokuror shtetëror të ndjekin penalisht ‘oligarkët e korruptuar rusë’
Uashington, 2 mars – Ministria e Drejtësisë të Amerikës ka angazhuar dhjetëra prokurorë shtetërorë që të ndjekin penalisht “oligarkët e korruptuar rusë” dhe të gjithë ata që shkelin sanksionet e vendosura nga Uashingtoni ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.
“Nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të hetuar, arrestuar dhe ndjekur penalisht këdo, aktivitetet kriminale të të cilit i mundësojnë qeverisë ruse të vazhdojë këtë luftë të padrejtë,” tha ministri Merik Garland, në një deklaratë që përshkruan tiparet kryesore të njësisë speciale të publikuar më herët gjatë ditës nga presidenti Xho Bajden.
Departamenti, i quajtur “Kleptocapture”, do të ketë më shumë se ndhjetë prokurorë shtetërorë dhe hetues nga policia federale, shërbimet tatimore dhe postare.
Ata do të ndjekin penalisht këdo që shkel sanksionet e vendosura ndaj Rusisë para dhe pas fillimit të sulmimit të Ukrainës, por edhe ato të ardhshme.
Do të monitorojë pajtueshmërinë me masat e vendosura kundër institucioneve monetare ruse, duke ndjekur për shembull, përdorimin e kriptomonedhave.
Ata do të jenë në gjendje të konfiskojnë pronën e individëve që janë objektiv i sanksioneve nëse ajo fitohet “në mënyrë të paligjshme”, shtoi ministria.

