Shaqiri: Nga shtatori presim mbi 150 paralele duale
Tetovë, 25 mars – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri së bashku me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore sot në Tetovë e vizituan kompaninë “BFM Kompani” e cila këtë vit iu bashkëngjit dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” për krijimin e politikës së regjistrimit dhe avancimin e arsimit të mesëm profesional dhe e cila vendosi bashkëpunim me shkollën e mesme teknike “Mosha Pijade” për trajnimin praktik të nxënësve që nga shtatori do të ishin pjesë nga paralelet e reja duale në profesionin makineri në këtë shkollë. Ministri theksoi se vazhdimisht rritet numri i paraleleve duale.
“Nëse vitin e kaluar kemi pasur vetëm 11 paralele duale këtë vit 97 paralele, nga shtatori do të kemi shumë të tjera dhe ky është një konfirmim i proceseve të suksesshme të realizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fushën e arsimit të mesëm, me mbështetjen. e partnerëve. Shoh punë pozitive sepse arsimi profesional nuk pengon në rrugën drejt arsimit të lartë. Përveç mundësi për mësim paraqet edhe mundësi për të marrë një profesion dhe do të kenë hapësirë për avancim në karrierë”, tha Shaqiri.
Minitri shfaqi kënaqësi që numri i kompanive të cilat tregojnë interes në realizim në procesin arsimor, gjegjësisht në trajnimin praktik të nxënësve, vazhdimisht po rritet.
“Më vjen mirë që numri i kompanive të cilët tregojnë interes të marrin pjesë në realizimin e procesit arsimor, gjegjësisht në trajnimin praktik të nxënësve vazhdimisht rritet, pikërisht si rezultat i dialogun të cilën e udhëheqim me odat, shkollat dhe komunat, ndërsa me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës.
Kjo pikërisht është rezultat i i dialogun të cilën e udhëheqim me odat, shkollat dhe komunat, ndërsa me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës. Kjo kompani është një prej tyre dhe në vitin e ri shkollor do t’i hapë dyert për nxënësit që do të vendosin të shkollohen në profesionin makineri në “Mosha Pijade”. “Ajo është një përfitim për vetë kompaninë sepse në esencë merr pjesë në krijimin e fuqisë punëtore potenciale për proceset e saj prodhuese dhe organizative, gjithashtu edhe përfitimi për shoqërinë sepse rritet punësueshmëria e të rinjve dhe shkurtohet koha e kalimit nga arsimi në punë”, theksoi Shaqiri.
Konkursi i ri për regjistrim në arsimin e mesëm do të shpallet më 31 të këtij muaji dhe përmban të gjitha propozimet dhe sugjerimet për hapjen e profesioneve dhe drejtimeve të caktuara në shkollat e mesme profesionale. Ai u bëri thirrje nxënësve të klasës së nëntë që të fokusohen në paralelet duale dhe të zgjedhin këtë lloj arsimimit, sepse siç theksoi ai ofron prosperitet, punësim të shpejtë, pagë të mirë, por edhe bazë të mirë për shkollim të mëtutjeshëm akademik. Gjithashtu përkujtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë bursa mujore prej 3500 denarë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në paralelet duale.

