Shangai vendos rekord për numrin e ditëve të nxehta
Shangai ka pasur gjashtë ditë me temperatura që kanë arritur ose kanë kaluar 40 gradë celsius gjatë këtij viti, duke vendosur një rekord të ri.
Shangai ka përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta për disa ditë rresht, përcjell “Xinhua”.
Sipas Observatorit Qendror Meteorologjik të Shangait, qyteti ka regjistruar 38 ditë me temperatura mbi 35 gradë celsius.
Temperatura më e lartë e regjistruar në stacionin Xujiahui ishte 40.6 gradë celsius.
Më 13 korrik, temperatura në Shangai arriti 40.9 gradë celsius, më e larta e regjistruar në qytet.

