SHA EMV ka filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm të ngrohjes

Shkup, 9 qershor  – SHA EMV i ka filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Në muajt e ardhshëm do të bëhen riparime në të gjitha kapacitetet prodhuese për të rritjen e besueshmërisë së tyre me qëllim që kompania t’i prodhojë sasitë e nevojshme të energjisë elektrike.

“Për momentin,  REK Manastir punon me tre blloqe. Gjatë muajve të verës do të kryhen remonte në Bllokun 1 dhe Bllokun 2, ndërsa aktivitetet e remontit  në Bllokun 3 tashmë kanë përfunduar.  TEC Negotinë është, gjithashtu, në aktivitete të rregullta të remontit.   Ky kapacitet, i cili nuk ka punuar për 12 vjet dhe shërbeu si rezervë e ftohtë, sezonin e kaluar 2022/20223 u vu në funksion në një kohë rekord dhe dha një kontribut të madh në tejkalimin e krizës energjetike që preku vendin, si dhe gjithë Evropën”, bëri të ditur SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut. 

Thekson se përgatitja në kohë e të gjitha kapaciteteve  është kyç  për prodhimin e pandërprerë, të sigurt dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Aktivitetet e rregullta të remoentit të impianteve janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vazhdimin e kohëzgjatjes së tyre dhe punë të sigurt.

“Të punësuarit e SHA EMV sezonin e kaluar treguan se mund të përballen me sfida të mëdha dhe me sukses t’i përgjigjen krizës energjetike me çfarë mundësuan që qytetarët ta kalojnë sezonin e ngrohjes pa asnjë ditë kufizime të energjisë elektrike”, bëri të ditur SHA EMV.