SHA EMV deri nesër do të dorëzojë ofertë për furnizim publik të EVN Home

Shkup, 23 qershor – SHA EMV paralajmëroi se do të dorëzojë ofertë për furnizimin publik të EVN Home me afat deri nesër.

Në Qeveri kanë dorëzuar përllogaritje dhe propozime sa i përket çmimit dhe sasive, pas çka në mbledhje të mbyllur qeveritare merr vendim me çmim dhe sasi të rekomanduar, e cila dorëzohet në EMV. Sipas vendimit, EMV në ofertë të mbyllur do të aplikojë në thirrjen e EVN Home, informojnë sot në kumtesën e SHA EMV, në lidhje me procedurën për furnizim me energji elektrike për periudhën e ardhshme prej 1 korrikut deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Në bazë të analizave dhe përllogaritjeve të bëra, SHA EMV kanë konfirmuar, siç thonë, se janë në gjendje t’i sigurojnë sasitë e përgjithshme të energjisë elektrike të cilat i nevojiten EVN Home, gjegjësisht 100 për qind t’i mbulojë nevojat e Furnizuesit universal për qytetarët dhe konsumatorët e vogël (ligji për këtë vit e obligon EMV për 60%), si dhe mbulim të plotë të humbjeve teknike në sistemin e EVN Elektrodistribuimit dhe mbulim të plotë të humbjeve teknike në sistemin e MEPSO.

За таа цел, АД ЕСМ го зголеми планот за производство на електрична енергија за 2022 година за 20 проценти од производството во минатата година. Конзумот на ЕВН Хоме е зголемен за 27 проценти, поради префрлањето на потрошувачи од слободниот на регулираниот пазар (деловни субјекти, општини, јавно осветлување).

Për këtë qëllim, SHA EMV e rriti planin për prodhimtari të energjisë elektrike për vitin 2022 për 20 për qind nga prodhimtaria në vitin e kaluar. Konsumi i EVN Home është rritur për 27 për qind, për shkak të transferimit të konsumatorëve nga tregu i lirë në treg të rregulluar (subjekte afariste, komuna, ndriçim publik).

“Nevojat plotësuese të EVN Home dhe EVN Elektrodistribuimit do t’i përmbushim me furnizim plotësues të qymyrit për rritjen e prodhimtarisë së termocentraleve Manastir dhe Osllomej, si dhe sigurimin e sasive të mjaftueshme të mazutit për punën e TEC Negotinë”, qëndron në kumtesë.