Sesione të Këshillit Veri-Atlantik dhe partnerëve: NATO, BE dhe partnerët ndajnë vlera të njëjta
Bruksel, 17 shkurt – Takimet në mbledhjen ministrore në NATO sot vazhduan me sesione në të cilat morën pjesë partnerët e Aleancës, duke përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ministrat e dikastereve e konfirmuan politikën e dyerve të hapura të Aleancës dhe nevojën që çdo vend anëtar i pavarur të vendosë për të ardhmen e saj.
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në deklaratën e përbashkët në këtë sesion të cilën e ka dhënë në emër të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, e ka përshëndetur bashkëpunimin e NATO-s me partnerët, i cili është mekanizëm i rëndësishëm për avancimin e sigurisë dhe i përshëndeti përpjekjet e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë për zbatimin e reformave në mbrojtje. Ministrja porositi se Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi janë të gatshme për ndarjen e përvojave dhe leksioneve të mësuara në procesin e integrimit.
“Petrovska bashkë me aleatët i mbështeti përpjekjet e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë për zgjidhjen e të gjithë sfidave në rrugë të qetë dhe me aktivitet të fuqishëm diplomatik, ndërsa veçanërisht e përshëndetën qetësinë dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës në kontekst të aktiviteteve destabilizuese në kufirin rus-ukrainas”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, për bashkëpunimin me partnerët më të afërt të Aleancës – Suedia, Finlanda dhe Bashkimi Evropian, ishte përfunduar se ajo është shumë e rëndësishme për sigurinë në sferën euroatlantike dhe se edhe NATO-ja edhe BE-ja bazohen në vlerat e njëjta dhe përcaktimin e njëjtë për paqe dhe siguri në suaza globale. Ministrat janë angazhuar për bashkëpunim të afërt dhe koordinim të vazhdueshëm në tema me rëndësi të përbashkët si përballja me kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride, lufta kundër terrorizmit dhe rezistenca për ndryshimet klimatike.
Petrovska sot në selinë e NATO-s kishte takim me homologun e saj nga Shqipëria, Niko Peleshi, me çka ishte konfirmuar përkushtimi i Ministrisë dhe i Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mbrojtje. Vendet ballkanike – anëtare të NATO-s janë shtylla e sigurisë së rajonit dhe për këtë nevojitet bashkëpunim i fuqishëm dhe intensiv ndërmjet ministrive të mbrojtjes dhe pjesëtarëve të forcave të armatosura”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.