Sesion informativ për fondet që financojnë projekte në fushën e kulturës

Shkup, 14 tetor – Në qendrën informative të BE-së në Shkup sot do të mbahet sesion informativ që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për fondet e ndryshme financiare evropiane dhe kombëtare që financojnë projekte që kanë të bëjnë me kulturën në vend.

Siç paralajmëruan organizatorët, ngjarja do ta promovojë edhe Udhëzuesin ballkanik për financimin e projekteve në fushën e kulturës (Mobility Funding Guide for the Balkan Region), i cili do t’u mundësojë pjesëmarrësve të njihen me fondet e përmendura, metodat e aplikimit dhe mundësinë të bashkëpunimit me institucione të tjera kulturore nga Evropa dhe rajoni.

Në mënyrë shtesë, ngjarja do të ofrojë mundësi për bisedim dhe rrjetëzimin e mundshëm të përfaqësuesve të institucioneve të lidhura me skenën e pavarur dhe institucioneve kulturore kombëtare nga vendi, të cilët do të mund të shkëmbejnë njohuri dhe praktika.

Sesioni informativ do të udhëhiqet nga dr. Filip Petkovski i cili ishte pjesë e punëtorisë për zhvilluesit e mobilitetit kulturor (cultural mobility developers), të mbështetur nga organizatat Motovila (Ljubljanë) dhe On The Move (Bruksel), që u mbajt nga 26 deri më 28 shtator në Lubjanë dhe Kranj në Slloveni.