Sergio Aguero zgjedh numrin e tij te Barcelona, nuk guxon të marrë numrin 10 të Lionel Messit

Trashëgimia e Lionel Messit është një trashëgimi e rëndësishme në Barcelonë, dhe kjo tregon edhe faktin që askush nuk dëshiron të marrë fanellën e tij legjendare Nr.10.
Sergio Aguero, mik i ngushtë i sulmuesit të ri të Paris Saint-Germain , ka konfirmuar se nuk do të jetë numri 10, pasi njoftoi se do të veshë fanellën me numrin 19.
Gerard Pique në një bashkëbisedim me Ibai Llanos, folën për numrin 10-të.

Llanos ka thënë se askush nuk guxon ta marr numrin 10-të, por Pique kishte mendim tjetër.
“Epo, unë mendoj se dikush do të duhet, i thashë Kun ta veshë, por ai nuk është i sigurt”, ishte përgjigjur Pique.