Serbia nuk e lejon kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian të Ping-pongut

Serbia ia ka ndaluar hyrjen ekipit të Kosovës në ping-pong hyrjen në terriorin e saj.

Arsyet, siç ndodh zakonisht, mendohet të jenë politike, duke e ditur qëndrimin e autoriteteve serbe në lidhje me Kosovën.

Lajmin e konfirmoi vetë Federata e Ping-pongut, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Siç dihet, Kampionati Evropian i Ping-pongut po mbahet në Serbi.

Përkundër që Kosova është anëtare me të drejta të plota në ETTU, kjo nuk u ka penguar serbëve që ta bëjnë atë që e bëjnë zakonisht.