Serbia edhe më tej nuk eksporton qumësht, për Maqedoninë dhe Shqipërinë ka përjashtim

Shkup, 30 shtator – Qeveria e Republikës së Serbisë në seancën e sotme ka miratuar disa rregullore dhe vendime të ndryshuara, vlefshmëria e të cilave përfundon më 31 tetor, mes të cilave edhe Vendimin për ndalesën e përkohshme për eksport të qumështit dhe produkteve të qumështit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Me këtë masë do të parandalohen pasojat të dëmshme të mundshme për ekonominë dhe qytetarët, ndërsa ndryshimet janë bërë me qëllim që të zbuten pasojat dhe të parandalohet mungesa kritike e qumështit dhe produkteve të qumështit, për shkak të rritjes së eksporteve dhe nevojës së popullsisë për rritje të furnizimit të shkaktuar nga krizë në tregun botëror”, theksohet në kumtesën e qeverisë.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ndalesa nuk ka të bëjë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si anëtare të nismës Ballkani i Hapur.

Qeveria e vazhdoi kufirin e çmimit të vajit, miellit, bukës dhe mishit të derrit.

“Qumështi është hequr nga lista e produkteve ushqimore, çmimi i të cilit është kufizuar për shkak të gjendjes së tregut në rajon dhe presionit të çmimeve të larta, por edhe me qëllim për furnizim të pandërprerë me qumësht për anëtaret e Ballkanit të Hapur”, kumtuan nga Ministria e Bujqësisë së Serbisë.