Senati amerikan përgatit ligj që mjetet e konfiskuara nga Rusia të shfrytëzohen për përkrahje të Ukrainës
Dy senatorë të SHBA-së po përgatisin projekt ligj, sipas të cilit pronësia e konfiskuar në kuadër të sanksioneve kundër Rusisë dhe qytetarëve të saj të shfrytëzohet për ndihmë të Ukrainës dhe për rindërtim pas luftës.
Majkëll Benet, senator demokrat nga shteti Kolorado dhe Rob Porthman, senator republikan nga Ohajo, përgatisin projekt të ligjit për ndihmë të Ukrainës (RELEIF for Ukraine Act).
Sipas këtij ligji, mjetet e marra nga konfiskimi i aktivave nga Rusia, do të orientohen në fond “për mbrojtje, shëndet dhe mirëqenie të refugjatëve dhe rindërtim të Ukrainës në sferat të cilat janë nën kontroll të Federatës ruse”.
Politikanët propozojnë që fondi i formuar të menaxhohet nga Departamenti i Shtetit dhe USAID, agjenci e SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar.

